PËRGJEGJËSIA SHOQËRORE/ SOCIALE
Përgjegjësia sociale është një pjesë e rëndësishme dhe integrale e strategjisë së Ask Tec.
Parimet e përgjegjësisë sociale dhe të qëndrueshmërisë, të cilat janë përbërës kryesorë të strategjisë sonë të biznesit, mbështeten nga investimet tona të vazhdueshme në ruajtjen dhe promovimin e zhvillimit të shërbimeve cilësore në shoqërinë tonë. Me respekt të madh për mjedisin tonë në të cilin jetojmë dhe punojmë, ne ruajmë dhe mbrojmë vlerat dhe gjithmonë mbështesim rritjen dhe zhvillimin e vlerave të reja. Duke mbështetur projektet për rinovimin dhe zhvillimin e segmenteve shoqërore, ne respektojmë shoqëritë dhe mjedisin në të cilin ne ekzistojmë dhe punojmë dhe gjithmonë përpiqemi për ndryshime pozitive shtesë dhe të reja.