POLITIKA E PRIVATËSISË DHE KUSHTET E PËRDORIMIT TË TË DHËNAVE PERSONALE
Ne, ASK Tec d.o.o., Tahir Zajmi, 10000 Prishtinë, gjatë veprimtarisë sonë, mbledhim dhe përpunojmë të dhënat personale në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret përkatëse.
Mbrojtjen e privatësisë suaj e kemi përparësi, ju lutemi ta lexoni me kujdes këtë informacion!
1. Kush është administrator i përpunimit të të dhënave personale?
ASK Tec d.o.o. është administrator i përpunimit të të dhënave tuaja personale siç përcaktohet me ligj dhe rregullore për mbrojtjen e të dhënave personale. ASK Tec d.o.o. si administrator i përpunimit të të dhënave personale përcakton qëllimin dhe mjetet e përpunimit të të dhënave personale dhe është përgjegjës për ruajtjen dhe përdorimin e të dhënave personale në letër ose në formë elektronike.
2. Zyrtari për mbrojtjen e të dhënave personale
Në përputhje me rregulloret përkatëse, ASK Tec d.o.o. ka emëruar një zyrtar për mbrojtjen e të dhënave personale, të cilin mund ta kontaktoni në lidhje me të gjitha çështjet që lidhen me përpunimin e të dhënave tuaja personale ose ushtrimin e të drejtave tuaja për mbrojtjen e të dhënave personale. Kontakti: +383 38 771 001
3. Çfarë lloj të dhënash personale mbledhim?
Të dhënat personale që ne mbledhim janë kryesisht të dhënat tuaja zyrtare të regjistruara në faqet tuaja zyrtare (emri, mbiemri, adresa dhe informacionet e kontaktit) si dhe të dhënat që na keni dhënë personalisht, ndërkohë që ne i mbledhim ato në bazë të pëlqimit tuaj. Në të dhënat tuaja kanë qasje vetëm punonjësit tanë, ndërkaq me kërkesën tuaj, çdo kontakt do të fshihet përgjithmonë nga baza e të dhënave.
4. Si do t'i mbledhim e përdorim të dhënat tuaja personale?
Të dhëna personale i mbledhim para së gjithash me qëllim të ofrimit të shërbimit dhe përgjigjes sa më efikase ndaj kërkesës suaj.
Të dhëna që i mbledhim në faqet tona të internetit nuk i shesim, nuk i bartim e as nuk i zbulojmë për askënd tjetër përveç:
- në rastet kur kjo është e nevojshme në mënyrë që të përmbushim detyrimet tona ligjore
- në rastet kur kjo është e nevojshme për të mbrojtur jetën ose integritetin tuaj fizik, ndërkohë që ju nuk jeni në gjendje të jepni pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave tuaja personale
- në rastet kur kjo është e nevojshme për të përmbushur detyrat që kryhen në interes të publikut.
Mbrojtja e privatësisë së të dhënave tuaja është e përhershme dhe ju në çdo kohë mund të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja personale përmes lidhjeve të vendosura brenda komunikimit që ju kemi dërguar ose duke dërguar një kërkesë të drejtpërdrejtë. Të dhënat personale të subjektit të përpunimit, me kërkesën e tij, do të fshihen menjëherë pa vonesë, por jo më vonë se një muaj nga pranimi i kërkesës. Subjekti i përpunimit do të informohet për fshirjen, me email, brenda një muaji nga pranimi i kërkesës së tij.
Gjatë kohës së përcaktuar të ruajtjes së të dhënave personale në regjistrat tanë të të dhënave personale i zbatojmë masat e mëposhtme:
- Rishikimi periodik i evidencave të të dhënave personale
- Kontrolli i mundësisë së zbatimit të periudhës së ruajtjes së të dhënave duke marrë në konsiderim kërkesat e biznesit, llojin e të dhënave personale, qëllimin e përpunimit dhe kategorinë e subjekteve të përpunimit.
Pas tërheqjes së pëlqimit, të dhënat tuaja do t'i përdorim ekskluzivisht me qëllim të përpunimit të brendshëm statistikor të të dhënave dhe ato në tërësi do të shkruhen pa emër.
5. Kush do të ketë qasje në të dhënat tuaja personale?
Ne do të sigurohemi që të dhënat tuaja të përpunohen vetëm në mënyrën që është në përputhje me qëllimin e deklaruar më sipër. Nëse kjo është e nevojshme për të përmbushur qëllimin e deklaruar, punonjësit e autorizuar të kompanisë sonë do të kenë qasje në të dhënat tuaja. Të gjitha të dhënat personale të evidentuara përpunohen ekskluzivisht sipas udhëzimeve të ASK Tec d.o.o.
6. Ku do të përpunohen të dhënat e mia?
Të dhënat tuaja personale do të përpunohen paraprakisht brenda Republikës së Kosovës dhe, nëse është e nevojshme, brenda Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE) nga përpunuesit e renditur nën pikën 5, përgjegjësia dhe detyrimi i të cilëve për të mbrojtur të dhënat personale dhe për të ruajtur fshehtësinë e tyre përcaktohet me kontratë dhe në përputhje me të gjitha masat teknike dhe organizative dhe dispozitat ligjore që rregullojnë mbrojtjen e të dhënave. Të dhënat tuaja personale nuk do t'i vihen në dispozicion askujt që nuk ka autorizim nga ASK Tec d.o.o.
7. Përdorimi i rrjeteve sociale
Ne nuk do t'i publikojmë të dhënat tuaja personale në rrjetet sociale pa pëlqimin tuaj.
8. Statistika e serverit
Serveri ynë i rrjetit global përdor softuer statistikor. Këto programe janë karakteristikë standarde e të gjithë serverëve të internetit dhe nuk janë unike për faqen tonë. Programet e tilla statistikore na mundësojnë përshtatjen e faqeve tona ashtu që të jenë sa më efikase dhe të thjeshta për vizitorët tanë (identifikimi i të dhënave që i interesojnë më së shumti ose më së paku përdoruesit tanë, përshtatja e faqeve për shfletuesit e caktuar të internetit, efektiviteti i strukturës së lokacionit tonë dhe trafiku në faqet tona).
9. Përdorimi i kukive (Cookies)
Për ta bërë më të lehtë për ju shfletimin e faqeve tona të internetit, serveri ynë i rrjetit global përdor kuki. Këta janë skedarë teksti shumë të vegjël që serveri vendos në kompjuterin e përdoruesit me qëllim të monitorimit të përzgjedhjes së varianteve individuale të gjuhëve të faqeve tona, si dhe kur futeni në pjesë të faqeve që kërkojnë regjistrimin e emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimin. Kukit nuk mund të përdoren për të vënë në lëvizje programe ose për të instaluar viruse në kompjuterin tuaj. Shfletimi i faqeve tona është i mundur edhe pa përdorimin e kukive, nëse shfletuesi juaj i internetit është konfiguruar në këtë mënyrë.
10. Siguria e të dhënave
Për sigurinë e të dhënave në këtë adresë dhe për të siguruar që shërbimi të jetë i arritshëm për të gjithë përdoruesit, ky sistem kompjuterik përdor softuer që monitoron vizitat në internet dhe njeh përpjekjet e paautorizuara për të shkarkuar ose modifikuar të dhënat, si dhe ato që mund të shkaktojnë dëme në ndonjë mënyrë tjetër. Përpjekjet e paautorizuara për të shkarkuar ose modifikuar të dhënat në këtë lokacion janë rreptësisht të ndaluara.
Por mbani në mend se asnjë mënyrë transmetimi në internet ose mënyrë e ruajtjes elektronike nuk është 100% e sigurt dhe e besueshme dhe ne nuk mund të garantojmë sigurinë tonë absolute.
E vlerësojmë besimin tuaj në ofrimin e të dhënave tuaja personale, prandaj zbatojmë masa teknike dhe organizative, duke përfshirë mbrojtjen kundër përpunimit të paautorizuar ose të paligjshëm dhe kundër humbjes, shkatërrimit ose dëmtimit aksidental, me të cilat sigurojmë që të përpunohen në mënyrë të integruar e me një nivel të përshtatshëm sigurie vetëm ato të dhëna personale që janë të nevojshme.
11. Çfarë të drejtash kam lidhur me të dhënat e mia personale?
Aty ku kërkohet me ligj, keni të drejtë për informacion në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale, për të tërhequr pëlqimin tuaj në çdo kohë, për të korrigjuar ose plotësuar të dhënat tuaja personale për të qenë gjithmonë të sakta, për të fshirë të dhënat tuaja personale kur nuk nevojiten më për qëllimet e mësipërme, për të transferuar të dhënat tuaja personale në një formë të strukturuar, njoftimin për çdo fshirje, ndryshim ose bllokim të të dhënave ndaj palës së tretë të cilës i janë zbuluar të dhënat dhe paraqitja e ankesës para ASK Tec d.o.o. apo para organit kompetent shtetëror.
12. E drejta për të paraqitur ankesë tek organi mbikëqyrës
Të drejtat tuaja mund t'i ushtroni në përputhje me nenin 11 duke kontaktuar zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave personale të ASK Tec d.o.o. përmes telefonit të kontaktit +383 38 771 001
Përveç kësaj, mund të paraqisni një ankesë lidhur me përpunimin e të të dhënave tuaja personale tek autoriteti mbikëqyrës:
Agjencia për Informim dhe Privatësi
Rr. Zenel Salihu – Nr.22 (ish ndërtesa e Gjykatës Themelore), Prishtinë www.aip.rks-gov.net
13. Sa kohë i ruajmë të dhënat personale?
Të dhënat tuaja do t'i mbajmë për aq kohë sa është e nevojshme të arrihet qëllimi për të cilin i përpunojmë ato. Kriteri në bazë të të cilit përcaktojmë periudhën e ruajtjes së të dhënave personale është pikërisht qëllimi i grumbullimit dhe periudha gjatë së cilës dëshironi që ne t'ju ofrojmë shërbimet tona..
14. Përditësimi i kësaj Politikë të Privatësisë
Rezervojmë të drejtën për të përditësuar këtë dokument sipas nevojës.
Të gjitha përditësimet hyjnë në fuqi ditën e publikimit të këtij dokumenti në faqet tona të internetit www.asktec.ks (ispraviti) ku versioni më i fundit i kësaj Politike të Privatësisë është gjithmonë në dispozicion.